Plazh në vjeshtë?! Adriatiku vazhdon të tërheqë vizitorë
Vjeshta mesa duket po kthehet ne nje bonus per turizmin ne qytetin e Durresit.Temperaturat ideale te vjeshtes, kane sjelle ne bregdet pushues jo vetem nga rrethe te ndryshme te vendit tone,por edhe nga Kosova,Maqedonia dhe perendimi.Kryesisht ata kane ardhe me anije kroçere, nderkohe qe pjesa tjeter e pushuesve kane zgjedhur plazhin tek Shkembi Kavajes per te kaluar fundjaven.Kushteve ideale te natyres, sherbimit dhe çmimeve nuk ju pergjigjet aspak situata persa i perket ndotjeve dhe ujërave te zeza, te cilat vazhdojne te derdhen ne menyre te hapur ne bregdet.Pamjet nuk kane shume nevoje per koment, pasi ato flasin vete.Vizitoret shprehen te zhgenjyer nga ky realitet, por gjithsesi nuk e tradhetojne plazhin e Shkembit te Kavajes per vete natyren e mrekullueshme por edhe per sa i perket atij qe konsiderohet turizem patriotik.Sezoni ne Durres u mbyll para dy javesh, por fundjavat vazhdojne te mbeten te mbipopulluara nga pushuesit.