Festivali i Filmit, konkurojnë 50 filma me metrazh të shkurtër

Ne qytetin e fierit eshte çelur Festivali Nderkombetar i Filmit me metrazh te shkurter "Apolonia Internacional students film Festival". Aktiviteti vjen si nje bashkepunim i qendres rinore Epoka e Re, ne bashkepunim me bashkine e qytetit Fier dhe financues kryesor qeverine suedeze.Ky eshte edicioni i dyte i ketij eventi artistik dhe ne te konkurojne 50 filma me metrazh te shkurter nga 29 shtete te ndryshme te botes. Ceremonia u çel nga drejtori i kultures ne bashkine Fier,Frederik Jorgaqi, ndersa drejtori i ketij festivali Ervis Koçi tha se ky aktivitet çel nje dritare komunikimi multikulturor ne Fier.Nata e pare e festivalit u hap me filmin “Amnistia” me regji te Bujar Alimanit, nderkohe qe sot pritet qe ky aktivitet te ndiqet edhe nga aktori i njohur italian Mikele Placido.