Spektakël me motora në Tiranë, Rocstar Energy sjell Supermoto dhe drift

Motorët dhe të apasionuarit pas mjetit me dy goma pushtuan Tiranën pasditen e së shtunës në një shfaqe të rrallë për kryeqytetin shqiptar.

Rockstar Energy ka ofruar një spektakël me motora dhe makina drift për të apasionuarit pas shpejtësisë në Tiranë.Pjesëmarrësit në këtë garë të veçantë ishin zotërit e sheshit “Nënë Tereza” për disa orë dhe nën tingujt e muzikës përcollën adrelaninën e tyre edhe te shikuesit e shumtë që u mblodhën për eventin.

Si çdo garë edhe Rockstar Energy Rocstar Supermoto dhe drift pati fituesit e saj.

Pas motorave, pista e improvizuar në  sheshin “Nënë Tereza” ishte e gjitha për makinat që dhuruan një shfaqe të veçantë drifti për të apasionuarit pas shpejtësisë.