Koncerti folklorik në Gjirokastër, bashkon artistët shqiptarë dhe grekë

Eshte realizuar ne Gjirokaster koncerti "Forcimi i Rrënjëve te Përbashkëta nëpërmjet Bashkëpunimit Kulturor" mes Shqipërise dhe Greqisë, financuar nga Bashkimi Evropian.Sipas Zana Çeles,drejtuese e ketij projekti, ky aktivitet ka per qellim te promovoje trashëgiminë, vlerat e kulturave kombetare dhe rajonale, lidhjet historike, destinacionet turistike, si dhe potencialet e perbashketa me vendet fqinje.Koncerti solli perpara spektatoreve folklorin e krahinave të ndryshme të të dy vendeve.Ne disa raste kenga ne skene u shoqerua me valle ne sheshin e Çerçizit. Koncerti eshte shoqeruar me nje panair, ku artizane shqiptare dhe greke ekspozuan punime artistike.Ky koncert perveçse ne Gjirokaster do te shfaqet edhe ne qytetet e Tepelenes dhe Permetit.