PD: Zbehet roli i Tiranës në rajon, Bumçi: Gafa të rënda, cënojnë marrëdhëniet

Partia Demokratike e sheh me shqetësim faktin se nuk ka një vazhdimësi të politikës rajonale që ka ndjekur vendi ynë, falë së cilës në të gjitha raportet ndërkombëtare është vlerësuar si faktor stabiliteti.Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ish- Ministër i Jashtëm, ka deklaruar në intervistën e mbrëmjes në “Ora News”, se ajo që kryeministri Rama ka shpalosur si politikë të zero problemeve me fqinjët, duhet shpjeguar mirë prej tij, në të kundërt ajo cënon interesin kombëtar dhe marrdhëniet me fqinjët....Duke komentuar një memo të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, drejtuar ambasadave shqiptare në botë, ku kërkohet që kreu i opozitës, Lulzim Basha, të trajtohet në vizitat jashtë vendit si ministrat e kabinetit qeveritar, Bumçi deklaron se nuk ka asnjë risi.Bumçi deklaroi se Rama e ka lexuar votën e 23 Qershorit si mundësi për revansh ndaj opozitës dhe administratës.