5 mld euro drogë në Prokurori, gati dosja “Lazarati’, hartohet lista me 43 arrestime
Pas disa vitesh përpjekje të dështuara për të ndaluar prodhimin dhe shpërndarjen e bimëve narkotike në një nga zonat më problematike në Shqipëri, organi i akuzës dhe Policia e Shtetit, pritet të fillojë një hetim gjithëpërfshirës për këtë trafik në fshatit e Lazaratit.Burime pranë Prokurorisë thanë se Policia e Shtetit dhe Guardia Di Finanza, kanë gati një dosje voluminoze prej më shumë se 1600 faqesh, mbi prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në këtë zonë. Për këtë pritet të prangosen mbi 40 persona të përfshirë në një grup të strukturuar criminal, ndërsa burime saktësojnë së hetimi përshinë edhe zyrtarë të pushtetit vendor.Për këtë, para 10 ditësh në Prokurorinë e Përgjithshme, u organizua një takim mes krerëve të lartë të policisë dhe përfaqësuesve të Guardia Di Finanza, ku mësohet se u pasqyruan të gjitha provat, mes tyre regjistrimet filmike të marra nga avionët si dhe bisedat telefonike, të cilat dyshohet se zbardhin tregtinë e lëndës narkotike.Dosja e deleguar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është një nga dosjet më të mëdha të 10 viteve të fundit mbi trafikun e lëndëve narkotike, e cila i është vënë në dispozicion Prokurorisë.Lazarati renditet si një ndër zonat me sipërfaqen më të madhe të mbjellë me kanabis, vlera e të cilit në tregun europian në një vit, sipas autoriteteve italiane kap shifrën e 4.5 miliardë eurove.