ERE mohon shkarkimin e Dollapit: Kreu i CEZ nuk hiqet me vendim qeverie

Enti Rregullator i Energjisë, ka mohuar të ketë marrë ndonjë vendim për shkarkimin e administratorit të CEZ Shpërndarjë, Sahit Dollapi. Një lajm i tillë nuk është konfirmuar as nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.Duke mohuar në mënyrë kategorike një mundësi të tillë, ERE sqaron gjithashtu se si mund të shkarkohet administratori i CEZ shpërndarje apo si mund të emërohet pasuesi i tij, ndërkohë që një proçedurë e tillë nuk bëhet me vendim qeverie, por të Entit.Në bazë të rregullores së miratuar nga ERE në Janar të këtij viti, përcaktimi i adminstratorit të ri të shoqërisë CEZ shpërndarje, kryehet në rastet e dorëheqjes ose shkarkimit të administratorit ekzistues.ERE sqaron se nuk plotësohet asnjë prej këtyre përcaktimeve, as nuk ka një dorëheqje dhe as një vendim për shkarkim.Në rastet kur ka një dorëheqje apo shkarkim, atëherë ERE inicion proçedurat për përzgjedhjen e administatorit  të ri dhe në kuadrin e aplikantëve, përzgjedh kandidatin i cili plotëson kushtet e përcaktuara në rregullore. ERE sqaron se deri tani nuk ka asnjë vendim për shkarkimin e administratorit dhe nuk ka asnjë konkurs që të jetë përzgjedhur një tjetër, siç është emri i përfolur, Arben Seferi.