Klasa si të “Komisarit të dritës”, 250 nxënës mësim në shtëpitë e braktisura
250 femije te sistemit fillor dhe 9-vjeçar ne fshatin Rrodokal ne rrethin e Pogradecit,nuk kane mundur te nisin vitin e ri shkollor ashtu si bashkemoshataret e tyre ne mbare vendin.Shkak per kete situate aspak normale, eshte bere mungesa e shkolles, e cila aktualisht eshte ne ndertim e siper. Ndodhur ne keto kushte, te gjithe keta nxenes jane te detyruar te zhvillojne lendet mesimore ne godinat e braktisura te fshatit, te cilat nuk permbushin asnje lloj standarti.Nderkohe e njejta situate paraqitet edhe per 200 gjimnazistet e ketij fshati, te cilet detyrohen te shkojne ne shkolla te tjera te zones per te zhvilluar oret mesimore,fakt teper shqetesues per prinderit e tyre.Kryetari i kesaj Komune, Fuat Fero, shprehet se pavaresisht kerkesave per perfundimin ne kohe te godines diçka e tille nuk ndodhi.Deshira per dije duket se nuk pershtatet aspak me kushtet dhe kohen e moçme qe keto godina kane, duke ofruar ne syte e nxenesve nje realitet shume me ndryshe nga ai qe kane imagjinuar dhe perfytyruar per diten e pare te shkolles, sidomos per ata vogelushe qe ulen ne bangat e shkolles per here te pare.Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit shkollor, këta fëmijë janë të detyruar të mësojnë në kushte skandaloze, mes mureve të amortizuar,dyerve dhe dritareve te dëmtuara,nderkohe qe fjala teknologji do te ishte fare e pavend.