Pukë, sekuestrohet arsenal armësh në një banesë, në pranga poseduesi

Policia e Pukës gjatë një aksioni të zhvilluar pasditen e sotme fshatin Rrapë, ka sekuestruar një arsenal të tërë armësh brenda një banese dhe ka vënë në pranga një 35-vjeçar si posedues i tyre.Blutë e qytetit verior bëjnë me dije se sasia e madhe e armëve u sekuestrua në banesën e shtetasit Gazmend Brahimi (Sadiku ) 35 vjeç.Policia kishte mbërritur në shtëpinë e Brahimit pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative dhe nga kontrolli në brendësi të saj ka arritur të gjejë një sasi të madhe armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, mes të cilave 16 automatikë, 1 mitraloz i lehtë, 14 arka metalike me fishekë, 1 arme gjahu pa leje, 400 m fitil zjarrpercjelles.Ndërkohë, policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e prejardhjes së kësaj sasie të madhe armatimi.