Ekspozitë e hartografisë antike, përkujtohet 1700 vjetori i Ediktit të Kostantinit

1700-vjetori i Ediktit të Konstandinit është përkujtuar në metropolin verior me anë të një ekspozitë të hartografike të organizuar nga konferenca ipeshkvnore. Ka qënë arqipeshkvi i Shkodër- Pult Imzot Angelo Massafra, i cili në fjalën përshëndetëse ka theksuar se kjo ekspozitë ofron një pasqyrë të hartografisë së vjetër, e cila lidhet me Kostantinin dhe Ediktin e Milanos.Kjo ekspozitë është organizuar me rastin e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos, një dokument i lëshuar nga Kostantini i Madh. Ky dokument shënoi vendimin e Perandorisë Romake për të mbështetur lirinë fetare për të gjithë, duke i dhënë fund kështu persekutimit të të krishterëve.E veçanta e kësaj ngjarjeje është harta Tabula Militaris Itineraria, e njohur edhe si Tabula Picta, në të cilën shfaqen rrugët e vjetra në Perandorinë Romake në shekullin e IV-të. Kjo 'hartë' tejet e rrallë në hartografinë e botës, shënon rrugët e ndryshme në Perandorinë Romake me tri qendra të njohura e të famshme të kohës së lashtë: Romën, Kostandinopojën e Antiokinë.Në këtë hartografi shënohet faza e kalimit nga paganizmi në fenë e krishterë, pas Ediktit të Milanos akti i Kostandinit i vitit 313 dhe është shtypur për herë të parë më 1793 në dymbëdhjetë folie më gjatësi 8 metra. Ndërkohë në ekspozitë nuk ka munguar edhe harta e Evropës e shekullit të XVI, e cila tashmë është ekspozuar edhe në tavolinen e Kryeministrisë.