Elbasan, konvikti ul pagesën, studentët më shumë kushte me më pak harxhime
Studentët që do zgjedhin konviktin e Universitetit të Elbasanit për tu strehuar për vitin akademik 2013-2014 do të paguajnë një tarifë regjistrimi më të ulët se një vit më parë.Drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve, Albert Hajrullai tregon se çmimet e banesave me qera në qytetin e Elbasanit kanë detyruar uljen e çmimit. Nga 34 mijë lekë që ishte një vit më parë, tarifa e këtij viti do të jetë vetëm 32 mijë lekë, ndërsa çdo dhomë nuk do të ketë më shumë se 5 studentë.Përveç uljes së tarifës, për këtë vit të ri akademik konvikti i Universitetit të Elbasanit do të ofrojë shërbime më cilësore falë edhe investimeve të ndërmara gjatë muajve të verës.Drejtori i ndërmarrjes së trajtimit të studentëve thotë se konvikti i Elbasanit këtë vit pret të strehojë rreth 1000 studentë, të cilëve u garantohet furnizim me ujë dhe drita 24 orë. Gjithashtu në dispozicion të studentëve janë salla studimi dhe ajo internetit.