Barroso takon Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, por realizoni reformat

Presidenti i Komisonit Europian Jose Manuel Barroso ka ndezur shpresat për shqiptarët duke deklaruar se vendi ynë ka shanse reale për të marrë statusin e kandidatit për në BE brenda këtij viti, por për këtë ka lënë edhe detyrat e qarta.Deri në muajin tetor, Shqipëria duhet të ketë shënuar progres real në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.