Konflikt te tregu i ish-Uzinës "Dinamo", Bashkia kërkon largimin e tregtarëve

300 tregtarë të ish-Uzinës Dinamo kanë protestuar kundër bllokimit të punës nga policia Bashkiake. Tregtarët e shpjegojnë si të padrejtë veprimin e bashkisë për bllokimin e veprimtarisë së tyre si pasojë  e mungesës së kushteve higjenike.Avokati i tregtarëve Dilaver Rexhepi u shpreh se nuk janë njoftuar më parë dhe deklaroi se në lidhje me higjenën duhet të përgjigjet pronari i i ish-Uzinës “Dinamo”.“Është vendim jashtë cdo llogjike. Këtu janë 300 subjekte që punojmë me licencë. Këta kanë ardhur dhe e kanë bllokuar pasi pretendojnë se po ekzekutojnë një vendim të institutit të higjienës. Policia Bashkiake vjen pa asnjë urdhër. Policia Bashkiake nuk mund të dalë pas asnjë urdhër dhe të ndalojë aktivitetin. Kush do të paguajë për mallin. Nuk ka lidhje fare me subjektet. Këtu janë 300 tregtare, që janë secili pronar në pronën e vet. Nëse një tregtar shkel higjienën ka të bëjë vetëm me mua jo me komshijen. Të tërë janë qiramarrës”, u shpreh avokati.Ndërkohë që përgjegjësi i seksionit të tatim-taksave në Policinë Bashkiake Bashkim Koçi shprehet se subjektet janë njoftuar dhe se po veprohet për të mbrojtur qytetarët.Shumë tregtarë të cilët shesin në këtë treg e kanë atë të vetmen mundësi jetese. Ata e lidhin bllokimin e tregut me një tjetër arsye atë të zhvendosjes nga bashkia në një tjetër mjedis në dalje të Tiranës që ka përfunduar së ndërtuari pak kohë më parë.