Halimi: Rama konflikt politik me opozitën, për t’ju shmangur premtimeve
Teksa kryemininistri i vendit Edi Rama nga Brukseli i përcolli edhe njëherë garancinë e opozitës se do t’i japë të gjitha të drejtat e mohuara opozitës së sotme të cilat ajo si mazhorancë ia mohoi opozitës së djeshme, deputeti demkrat Eduart Halimi deklaron se opozita nuk ka bërë ansjë kërkesë që tejkalon kufinjtë e Kushtetutës.Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, tha se deputetët opozitarë nuk kanë nevojë të marrin atë që nuk u takon, por kujtoi se janë në parlament si të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë për të mbrojtur deri në pikën e fundit të drejtat e tyre.“Opozita nuk ka nevojë të marrë atë nuk i takon. Të gjithë ata deputetë përfshi këtu dhe mua kemi marrë votatat e qytetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre. Nuk ka ndonjë kërkesë të opozitës që tejkalon kufinjtë e Kushtetutës që i njeh opozitës. Kërkuam kohë për të diskutuar dhe bërë pyetje, thamë që do bëjmë dhe pyetje sepse nuk e denim cçfarë kishte në program. Kur morëm programin e qeverisë së re pamë se aty nuk kishte asgjë, copy 5, ç’pyetje të bënim, për veten tonë. Kjo është një mënyrë sjellje populiste, sjellje terësisht antikushtetuese dhe në mungesë të plotë të transparencës së publikut” tha ai.Opozitarizëm të fortë, por jo bllokim të reformave që kanë për qëllim interesat madhorë , siç është integrimi i vendit. Me një gjetje interesante, duke cituar një thënie të vjetër, Halimi garanton se “atë që na ka bërë opozita ne, nuk do ja bëjmë asaj”.“Një thënie e vjetër thotë: ‘Mos i bëj tjetrit atë që mund të bëjë nesër ty’. Ajo që na ka bërë ne opozita ishte një politikë regressive, bllokuese për interesat e qytetarëve dhe proçesin e integrimit të vendit, duke filluar me liberalizimin e vizave e deri tek statusi. Integrimi i vendit ishte për qytetarët dhe vendin, jo për ne. Atë që na ka bërë opozita ne, nuk do ja bëjmë ne asaj. E ka thënë ish-kryeministri Berisha dhe kryetari Basha se qëllimi jonë do të jetë në funksion të integrimit të vendit” deklaroi Halimi.Ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi i cilëson si anti-kushtetuese vendimet e marra në mbledhjen e djeshme të qeverisë “Rama”. Ai akuzoi kryeministrin Rama për shkelje të ligjit, duke theksuar se kjo nuk bëhet për herë të parë nga ai. Sipas Halimit,ligji e përcakton se rendi i ditës miratohet dy ditë përpara marrjes së vendimit nga ana e qeverisë.“Askush nuk është njohur me përmbajtjen dhe nevojën e këtyre vendimeve. Në kushtet e një terri të plotë jo vetëm opozitës dhe medias, por dhe të qytetarëve, pasi veprimtaria e admistratës dhe qeverisë ka në themel transparencën, ne vetëm mund të aludojmë rreth tyre. Janë terësisht vendime populiste. Gjithë procesi i tre vendimeve të qeverisë janë vendime antikushtetuese, sepse Kushtetuta e vendit përcakton qartë mënyrën sesi vepron Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e një vendimi. Kushtetuta thotë qartë se një vendim del në bazë të një propozimi të një Ministri apo Kryeministrit. Se mënyra sesi del duhet të jetë e përcaktuar qartë në ligjin organik të funksionimit KM, që është ligji 9000 i vitit 2003, e që s’ka ndryshuar asnjë pikë apo presje deri më sot. Ligji thotë se rendi ditës i mbledhjes së qeverisë përcaktohet nga sekretari i përgjithshëm, mbyllet dy ditë më perpara dhe dy ditë më përpara duhet të jetë dorëzuar një vendim, duhet të jetë konsultuar me Ministritë e reja, duhet të jetë parë nga specialistët e MD nëse është në përputhje apo jo me Kushtetutën, duhet të jetë parë nga specilaistë të MF dhe gjithë kjo proçedurë duhet të ketë përfunduar minimum dy ditë para se të merret vendimi i qeverisë.Gjithë kjo proçedurë nuk është respektuar aspak, çfarë i bën të gjitha vendimet nul, antikushtetuese dhe populiste, nuk të thonë asgjë. Ato vendime dhe në këtë kohën që ne flasim nuk janë hartuar akoma. Kushtetuta përcakton qartë se Kreu i Shtetit është Presdienti i Republikës, po ashtu dhe procedurat për pjesën e ceremonialit zyrtar. Unë nuk e di çfarë kanë pasur në mendje kur kanë shkruar aty në ato rreshta të faqes zyrtare të Kryeministrisë. Unë nuk di vend të BE që të mbajë portrete të krerëve të shteteve që nuk janë gjallë, por ky është proçes që s’mund ta abstragojmë për sa kohë nuk kemi thelbin. Të tre vendimet janë populiste dhe do të ndryshohen, që të jenë ato edhe nga terminologjia duhen të jenë formuluar ndyshe. Marrim ligjin për importin e mbetjeve. Ligji nuk e ka për ndalimin e importit të plehrave. Kryeministri pikësëpari duhet të lexojë Kushtetutën dhe ligjet. Ajo çfarë duhet të kishte propozuar, do të ishte pikërisht propozim me një ligj Kuvendit për të ndryshuar atë ligj. Të ndryshosh foton e Presidentit vetëm pak minuta sapo ke dalë nga Presidenca ku ke bërë betimin nuk është asgjë më shumë sesa vreri dhe mllefi i një politike agresive, konflikti politik që Rama e ka qëllim për ta instaluar. Edhe dje në subkoshiencë në Parlament tha “prisni se akoma se keni parë mirë dhunën”tha më tej Halimi.Instalimi i këtij lloj konflikti politik me opozitën sipas Halimit bëhet me qëllimin e vetëm për të lënë mënjanë mbajtjen e premtimeve, me të cilat kryeministri Rama mori votat e shqiptarëve në 23 qershor.“Duke instaluar këtë lloj konflikti ai do të lërë mënjanë mbajtjen e premtimeve. Qytetarët nuk prisnin të dëgjonin apo shikonin se çfarë ngjyre do të lyente tavolinën Edi Rama, por kur do të fillojë shëndetësia falas. Nuk ka asgjë në program, se kur do jetë dita, muaji. Kur fillon legalizimi falas? Kur do ti japë tapitë falas? Kur do heqë taksën për biznesin e vogël? Këto janë gjerat që presin të dëgjojnë të gjithë dhe jo politikën e konfliktit dhe veprime të tilla populiste. Ato ditë që ishte programi në parlament të gjithë qytetarët ndiqnin se çfarë po bëhej në parlament , ata prisnin shpresa dhe nuk ishin të interesuar se u zumë apo nuk u zumë ne. Ajo që mbizotroi gjatë gjithë atyre ditëve në parlament ishte intimitimi i opozitës, mllefi politik ndaj të gjithë institucioneve. Këto tre ditë kanë qenë ditë të fitores së opozitës, opozita arriti të jetë opozitë e fakteve. Edhe kodi i heshtjes që u miratua dje nuk e dimë çfarë është. Nuk është parë ndonjëherë. Dita më e bukur për një politikan karriere është të bëhet Ministër dhe maksimumi Kryeministër. Ndërsa tek këta ka vetëm heshtje, sepse nuk ka asgjë dhe të gjitha këto veprime bëhen duke i vënë shkelmin në fyt Kushtetutës” përfundoi ish Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi.