Tahiri takim me Drejtorin e SHISH, Visho Ajazin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndonëse ka vetëm pak orë që ka marrë zyrtarisht detyrën si Ministër e ka nisur punën intensivisht. Mesditën e sotme Ministri ka pritur ne ambjentet e Ministrisë së Brendshme Drejtorin e SHISH, Visho Ajazin, ndërsa mësohet se takimi mes tyre është me tematikë informuese.Ndërkaq vetëm disa orë më pas ai i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.Më herët ai takoi krerët e Policisë së Shtetit ku drejtoi apele të fuqishme, por dhe i garantoi mbështetje çdo drejtuesi e shefi policie aktual. Ai theksoi se që sot imuniteti i vetëm është vetëm ligji dhe se nuk duhet të ekzistojë më kultura e pandëshkueshmërisë.Në mbyllje të fjalës së tij Tahiri tha se nga sot të gjithë në polici, përfshi dhe atë si ministër janë në provë. Një ditë më parë, vetëm pak kohë pas betimit, Tahiri zhvilloi edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.