Nis viti i ri shkollor 2013-2014, Nikolla dhe Kumbaro urojnë nxënësit

600.000 nxënës u ulën në banka, duke nisur në këtë mënyrë vitin e ri shkollor. Emocioni i parë është i atyre që nisin klasën e parë dhe këtë vit 40 mijë ulen për herë të parë. Ashtu siç është bërë zakon, buqeta me lule është simbolika e mirëseardhjes. Të vegjlit, ndonjëherë edhe duke shpërthyer në lot, shkëputen nga kopshti, duke nisur mësimin e ABC në shkolla.Edhe këtë vit problem është çanta, e cila gjithnjë rëndon mbi shpinën e tyre që nga mjekët është bërë gjithnjë apel për prindërit që të kenë kujdes, pa një çantë të mbingarkuar.Edhe në gjimnazet e shkollës, maturantët kanë nisur të shqetësohen që me ditën e parë për provimet e maturës si kandidatë për studentë që do të jenë së shpejti.Ndërsa mjekja e shkollës “Partizani”, e cila del në pension dhe ky është viti i fundit apelon mësuesit të jenë më bashkëpunues me bluzat e bardha në shkolla për rekomandimet që duhet tu japin nxënësve.Ministrja e Arsimit, Lindita Nilolla dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro kanë zgjedhur Liceun Artistik për të përcjellë urimet. Nikolla tha se politika duhet të qëndroj larg dyerve të shkollës, ndërsa tregoi angazhimin për arsimin e fëmijëve të ngujuar.“Erdhëm në Liceun Artistik për të uruar jo vetëm nxënësit, prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle, por të gjithë shkollave, një vit akademik të suksesshëm. Politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës por për arsimin do bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me promovimin e këtyre talenteve duke shtrirë edukimin artistik në moshën në më të vogël. Kemi program specifik për fëmijët e komunitetit rom,transport falas për ata fëmijë që kanë shkollën larg si dhe programe specifike për fëmijët në nevojë” është shprehur ministrja Nikolla.E ndërsa në të gjithë vendin hapen dyert e shkollave, në kryeqytet 2 prej shkollave janë në punë e sipër në rikosntruksion, ndërsa asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë e mbyllur për shkak të mungesës së infrastrukturës apo higjenës. Bashkia më heret deklaroi se janë marrë të gjitha masat, ndërsa gjimnazet më në zë do të vazhojnë edhe këtë vit mësimin me turne.