Korçë, mungesa e reagentëve në maternitet, pacientët i drejtohen klinikave private

Ka disa muaj që në maternitetin e Korçës nuk kryhen analizat e paptestit, duke krijuar veshtirësi, pasi këto janë analiza të domosdoshme për një femër. Sipas mjekëve të maternitetit një ndër shkaqet kryesore që nuk lejon realizimin e këtyre analizave është mungesa e reagentit, duke lënë pezull jo vetëm punën e laboratorëve, por mbi të gjitha shëndetin e pacienteve.Për këtë fakt ka reaguar edhe drejtori i maternitetit të Korçës, Mishel Papakozmai.Nga ana tjeter Papakozmai shton se ne kete maternitet jo vetem qe nuk realizohet paptesti, por mungon edhe nje tjeter aparature e quajtur kolposkop, e cila tregon edhe avancimin e semundjes nese tek femrat kaonstatohen probleme nga paptesti.Mosrealizimi i paptestit si edhe mungesa e aparateve te tjere te nevojshem per diagnostikimin e semundjeve ka bere qe me qindra paciente femra ti drejtohen Tiranes, apo edhe klinikave private per te marre kete lloj sherbimi , por kjo rruge sigurisht qe kushton me teper para dhe kohë të harxhuar.