Ndërhyrja në sistemin e ujërave të zeza, kaos në hyrje të Shkodrës

Ka vetëm 5 vite që është ndërtuar dhe ka filluar të dalë jashtë funksionit. Bëhet fjalë për rrugën hyrëse të qytetit të Shkodrës, e cila ka filluar të arnohet e të shkatërrohet në pjesë të ndryshme të saj, pasi Bashkia po ndërhyn në rrjetin e ujrave të zeza.Sipas arkitektit, Zef Cuni, ky është një projekt i pa menduar siç duhet, kurse përgjegjësia faturohet direkt për pushtetin lokal dhe bashkinë e Shkodrës.Sistemi i ujrave të zeza prek pothuajse të gjithë gjatësinë e rrugës, duke sjellë më vetë kaos në qarkullim, jo vetëm të mjeteve, por edhe të qytetarëve.