Prioritet i bashkisë së Elbasanit, sistemimi i të gjitha shkollave të rrethit

Ndërhyrjet për rikonstruksion në pothuajse të gjitha shkollat, ka qënë një prej prioriteteve të bashkisë së Elbasanit, e cila ka marrë një sërë masash për të sistemuar shkollat për këtë vit të ri shkollor.Zedhenesja e ketij institucioni, Jonida Gucaj Ackova, ka deklaruar se është kryer ndërhyrje në 47 godina arsimore, duke bere restaurime te nevojshme si riparime hidraulike, lyerje, pastrime, zevendesime te xhamave te thyera etj.Kur jemi ne prag te fillimit te sezonit shkollor ende nuk ka asnje prononcim nga Drejtoria e Shendetit Publik nese ka shkolla ne kete qark qe rrezikojne te mos e nisin kete vit shkollor per shkak te kushteve higjenosanitare, pasi eshte kompetence e kesaj Drejtorie te jape edhe urdhrin per mosstartimin e proçesit mesimor ne ato shkolla ku keto kushte nuk jane plotesuar.