Vlorë, dyndje kërkesash për punë, emigrantët pushtojnë zyrën e punës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2013, 17:32
Kriza ekonomike që ka prekur vendet e rajoni dhe më së shumti Greqinë, aty ku edhe numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë, ka detyruar këta të fundit të rikthehen në atdhe. Kjo ka bërë që në Vlorë të rriten kërkesat në zyrat e punës dhe të ketë një fluks të madh emigrantësh.Qendra Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), në një raport të sajin thotë se 18 deri në 22 përqind e emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në Greqi, janë kthyer në vend, ose thënë ndryshe rreth rreth 180 mijë në total. E kjo ka bërë që kërkesat në zyrën e punës të rriten.Shumica e emigrantëve kërkojnë punë në zanatet që kanë mësuar në Greqi dhe qe lidhen kryesisht me bujqësinë, por pa lënë mënjanë edhe sektorin e ndërtimit.