Marrëveshjet për telekomin dhe energjinë, Daçiç: Të rëndësishme për normalizimin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se marrëveshjet me Kosovën për energjinë dhe telekomunkiacionin janë shumë të rëndësishme për normalizimin e jetëve dhe ndërtimin e besimit midis qytetarëve në Kosovë.Ai ka thënë se duhen punë serioze në organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe se është e rëndësishme që të gjitha palët të respektojnë detyrimet që parashohin marrëveshjet e arritura në Bruksel.Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka thënë Daçiq.Ai i ka bërë këto komente në takim me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Beograd.