Kosovë-Maqedoni në “luftë tregëtare”, Ministrat e dy vendeve pa marrëveshje
Kosova dhe Maqedonia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për heqjen e embargos për produktet maqedonase nga pala kosovare dhe largimin e taksës për qytetarët e Kosovës të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë.Pas një takim i cili u zhvillua të hënën ndërmjet ministres së Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila dhe ministrit të Ekonomisë të Maqedonisë Valon Saraçini është bërë e ditur se janë duke diskutuar për një zgjidhje rreth këtyre problemeve tregtare mes këtyre dy shteteve.Gjatë një konference për mediat ata kanë bërë të ditur se dialogu rreth kësaj çështje do të vazhdojë në ditët në vazhdim.Më herët gjatë ditës, Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me situatën e krijuar të embargos dhe marrëdhënieve të përkeqësuara tregtare dhe ekonomike midis Kosovës dhe Maqedonisë.Mediat maqedonase bënë me dije se Brukseli ka kërkuar dialog midis dyja palëve dhe të respektohen detyrimet që dalin nga marrëveshja rajonale për tregti të lirë CEFTA.“Ne jemi duke kërkuar sqarimin e masave të fundit të raportuara dhe presim që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre që dalin nga marrëveshja CEFTA”, ka theksuar Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle.Ai nuk ka dashur që të hyjë në detaje nëse KE do të ndërhyjë në mënyrë më të drejtpërdrejtë për tejkalimin e kësaj situate të krijuar midis dy vendeve fqinje.Problemet mes Kosovës dhe Maqedonisë nisën pas një importi të kushtëzuar të miellit dhe grurit që Shkupi zyrtar ua vendosi prodhuesve kosovarë.Më pas, qeveria në Prishtinë miratoi kundër-masa, të cilat kushtëzonin importin e disa produkteve të qumështit që prodhohen në Maqedoni.Pala maqedonase, ndërkaq, vendosi rregulla të reja për kosovarët, ku secili që hyn në këtë territor duhet të paguajë 2 euro për veten dhe 5 euro për makinën.Pas kësaj mase, Kosova ka filluar zbatimin e embargos për moslejimin e të gjitha mallrave maqedonase që të hyjnë në Kosovë.