Bllokimi i mallrave, thellohet kriza në mes Maqedonisë dhe Kosovës
Përkeqësohet situata e krijuar mes Kosovës dhe Maqedonisë në lidhje me bllokimin e ndërsjelltë të disa mallrave.Mediat kosovare theksojnë se Autoritetet e Maqedonisë kanë bllokuar mbrëmë të gjitha pikat kufitare me Kosovën dhe nuk kanë lejuar kosovarët të ktheheshin në vendin e tyre, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe personash që kanë kaluar natën në kufi.Ndërkaq mediat shkojnë akoma më tej, duke theksuar se Maqedonia ka në plan të zbatojë vendosjen e regjimit të vizave për shtetasit kosovarë.Ministrat e Tregtisë së dy vendeve u takuan një ditë më parë por nuk arritën në një marrëveshje për heqjen e embargos për produktet maqedonase nga pala kosovare dhe heqjen e taksës për qytetarët e Kosovës të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë.Ministrat deklaruan se do të ketë takime të tjera. Ndërkaq për situatën ka reaguar edhe Brukseli duke kërkuar që të dy shtetet ti përmbahen detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Tregtisë së Lirë