Programi i Ramës, Berisha: Pa shifra, afate, kosto! Ligjeratë bajate e një OJQ-je familjare
Asnje shifer, asnje afat, asnje kosto, asnje projekt! Ky është programi që qeveria e re po u prezanton shqiptarëve, shkruan në rrjetin social facebook Kryeministri në detyrë Sali Berisha. Berisha deklaron se programi i prezantuar sot në parlament nga Kryeministri i ri Rama si asnje program tjeter ne historine e parlamentit pluralist, nuk permban asnje kosto apo buxhetim, perqindje apo shifer te veçantë perveç 300 mije vendeve pune, të cilat nuk e di se me çfarë buxheti do ti bëjë.“Te dashur miq, sot u njohem me programin e qeverise se Piktorit deshtak. Si asnje program tjeter ne historine e Parlamentit pluralist, ky program nuk permban asnje kosto apo buxhetim, asnje afat te caktuar, asnje projekt konkret, asnje perqindje apo shifer te veçant perveç 300 mije vende pune, 155 mije ne bujqesi, por se me çfare buxheti askush nuk e di”thekson Berisha.Sipas Kryeministrit në program nuk flitet as për 100 ditesh, as 300 ditesh, por vetëm mashtrime. Berisha shprehet se ky nuk eshte program qeverie, por thjesht ligjerate bajate e nje OJQ-je familiare fund e krye urrejtje ndaj opozites dhe qeverise se PD.“Bashke me vapen e gushtit na paska ikur jo vetem 100 diteshi por dhe 300 diteshi, te pregatitur me aq buje, sekret dhe djerse ne mbledhjet nomade te Vlores dhe Shkodres. Ky nuk eshte program qeverie por thjesht ligjerate bajate e nje OJQ-je familiare fund e krye urrejtje ndaj opozites dhe qeverise se PD. Axhamiu 2 meterlik doli sot cullak, jo nudo si ne plazhe, por pa program para shqiptareve. Pra antiglobalizem, mashtrim dhe vetem mashtrim. Te vetmet te verteta ne ato faqe jane nje liste e gjate premtimesh por qe kane muaj dhe disa syresh vite tashme qe jane realizuar nga qeveria e PD”përfundon Berisha.Ndërkaq programi i qeverisë Rama pritet të shqyrtohet në Kuvend të shtunën në orën 10:00, në një seancë maratonë.