“Bishti” prangos superbandën, grupi shqiptar zotëronte drogën italiane

Policia italiane në rajonin e Modenës në sajë të superoperacionit të koduar “Bishti” ka shkatërruar një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarët dhe nga afrikano-veriorët.Lajmi bëhet I ditur nga mediat italiane të cilat kanë theksuar se 54 urdhër-arreste janë ekzekutuar nga policia, ndërsa 48 korrierë janë vënë në pranga në flagrance dhe 162 persona janë vënë në hetim.Sipas mediave italiane, gjatë operacionit të koduar "Bishti", referuar pseudonimit të njërit prej shqiptarëve që drejtonte organizatën kriminale, janë sekuestruar 26 kg lëndë narkotike, nga të cilat 23 kg heroinë “broun sugar” dhe “rosa”, 3 kg hashash dhe 700 gr kokainë.Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë janë sekuestruar edhe 50 mijë euro, nëntë makina, dy motoçikleta, armë dhe municione.Mediat theksojnë se operacioni antidrogë është zhvilluar njëkohësisht në 9 qytete të veriut të Italisë: Modena, Bari, Ferrara, Milano, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Siracusa e Trieste.Sipas hetimeve të policisë italiane, droga ndiqte intenerarin Turqi-Shqipëri dhe më pas kalonte në veriun e Italisë.