Shkodër, plagos me thikë dy vëllezërit për pronën, njëri në gjendje të rëndë

Konflikti për pronën ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje krimin brenda familjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi në Shkodër, kur Mark Zefi 37 vjeç ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij Ardian dhe Pal Zefin 40 dhe 27 vjeç pas një debati lidhur me pronën.Mësohet se Marku pasi ka debatuar me vëllain e tij më të madh Ardianin e ka qëlluar atë me thikë. Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i vogël Pali, i cili duke tentuar të mbrojë vëllain e madh është goditur gjithashtu me thikë.40-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa vëllai tjetër i plagosur mësohet se është jashtë rezikut për jetën.Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje po punon për kapjen e autorit të plagosjes së dy vëllezërve.