Bregu: Programi i qeverisë “paçavure”, pa përllogaritje dhe buxhetim

Buletin, paçavure, por asgjë të ngjashëm me programin. Kështu e ka cilësuar programin e qeverisë së majtë të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, deputetja demokrate dhe Ministre e Integrimit ende në detyrë Majlinda Bregu. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Bregu tha se Rama nuk ishte aspak serioz në atë që prezantoi, pasi sipas saj në dokumentin që ai e trumbeton si program jo vetëm që nuk u përmbahet premtimeve elektorale, por s’ka asnjë përllogaritje apo buxhetim. Madje sipas zonjës.Bregu shumë pjesë të programit dhe reformave të qeverisë në ikje, ai i lobon si risi dhe pjesë të programit të qeverisë së tij.“Ajo çfarë ndodhi sot në parlament ishte vazhdim i atij skenari që është bërë publik prej dy ditësh. Nuk ka ndodhur kurrë që opozitës ti kërkohet të vijë në parlament për prezantimin programin pa e patur atë në dorë. Përtej këtij fakti që nisi dje për ti mbyllur gojën opozitës, sot ishte maja e goditjes së parë të paralajmëruar nga mazhoranca ndaj opozitës. Nuk jemi surprizuar, por shpresuam se ndoshta ky njeri i zgjedhur si Kryeministër i shqiptarëve do ketë një sjellje ndryshe.Rama vetëm program që nuk prezantoi, dëgjuam vetëm një sulm të paprecedentë ndaj mazhorancës së djeshme sapo kishte mbaruar fjalinë se do ishte konstruktiv, sulme dhe fyerje që nuk janë pjesë e programit. Prezantoi një program eufrik, ndërkohë që s’ka pse të jetë i tillë se ka po të njëjtat mandate të 2009. Në rast se sot do donte të dëgjonim programin e kësaj qeverie, duhet të ishte serioz dhe të fillonte me programin, që na ka mbërritur vetëm sot gjatë ditës në zyrën e grupit parlamentar të PD. Ky nuk është program, por thjesht pacavure. Që të jetë një program duhet tu përmbahet premtimeve elektorale.Ky program është një buletin i përgatitur me një zhurmë të madhe, përmend premtimet e fushatës ,por s’ka asnjë përllogaritje, asnjë buxhetim. Ka thënë gjatë fushatës që do zerojë TVSH, në program thotë do e përgjysmojë. Në rast se gjatë fushatës ka premtuar 300 mijë vende pune shoqëruar me taksimin progresiv nuk ka në program asnjë përllogaritje, si do ti realizojë këto reforma, si do ti llogarisë tarifat për legalizimet falas. Jo vetëm ka tërheqje nga premtimet, por gjëja kryesore është se cfarë do të bëjë qeveria e tij dhe ai për 100 ditët e para të qeverisjes, ku janë premtimet për vitin e parë të qeverisjes, ka tërheqje nga premtimet kryesore që s’do arrijë dot ti mbajë. Që programi të jetë serioz duhet të jetë i besueshëm, të ketë indikatorë të matjes së performancës së qeverisë. Nëse nuk ka,ky program s’mund të jetë program.Fjalimi i sotëm i këtij zotrisë që do jetë Kryeministër i shqiptarëve filloi përveçse me sharje dhe fyerje të papranueshme, me një nihilizëm të paparë për arritjet dhe reformat e këtyre viteve. Në rast se ke vendosur të jesh nihilist ose nuk kupton, ose je shumë i ligë. Në një kohë të vështirë ekonomike, ajo që donin qytetarët të dëgjonin është sesi ky zotëri do të mund të mbajë një performancë ekonomike, sesi ai do të mund të realizojë këto premtime pa e rënduar situatën ekonomike. Do dëgjoni fakte të tëra që janë copy 5 të programit dhe strategjive të qeverisë, që Rama i paraqet si pjesë të programit të tij 4 vjecar. Do dëgjoni për institucione që Edi Rama do që të ngrihen pa e ditur që ekzistojnë.Sot ishte kurorëzimi i një sjellje të paramenduar sesi kjo mazhorancë do të sillet me opozitën. Kjo opozitë nuk ka asnjë interes tjetër madhor sesa ti kujtojë Edi Ramës çdo ditë premtimet me të cilat erdhi në pushtet. Në bindjen tonë me të mirat dhe mëkatet tona, ai nuk do ketë mundësinë ti realizojë, por ka bërë një mashtrim të madh me shqiptarët gjatë gjithë fushatës” tha ajo.

Duke iu referuar deklaratës së ambasadorit të SHBA lidhur me largimin e opozitës nga parlamenti, Bregu tha se nuk mund të ketë kortezi me sjellje rrugaçërie.

“Më lejo të mos bëj komente mbi komente. Ambasadori i SHBA përfaqëson një vend një mik partner të Shqipërisë, por nuk ka ndjesinë e qytetarit shqiptar për të parë tek Kryeministri dhe qeveria e re realizimim e premtimeve elektorale. Është një vizitor që ndjek seancën nga larg. Kortezi me sjellje rrugaçërie nuk ka” u shpreh deputetja demokrate.

E ndërsa kreu i ri i Kuvendit Ilir Meta garantoi se do ti japë çdo hapësirë opozitës për diskutimin e programit, Ministrja ende në detyrë tha se edhe PD dhe aletatët e saj nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa Meta të respektojë rregulloren e parlamentit.  

“Dhe ne presim që zoti. Meta në cilësinë  eKryetarit të parlamentit ta respektojë këtë vendim. Nuk kërkojmë çudira si opozita e djeshme, por duam të respektohet rregullorja e parlamentit.I pret një seancë e gjatë të shtunën, rregullorja parashikon 20 min për çdo deputet për të folur për programin e qeverisë dhe ne do marrim kohën tonë. Shqipëtarët se votuan Ramën si njeri që mban premtimet, por votuan një aleancë të majtë dhe i dhanë mundësinë për të  qeverisur një mazhorance të majtë” tha ajo.

E pyetur nëse opozita do vazhdojë t’i qëndrojë bojkotit dhe sesa e pregatitur është ajo për të hedhur poshtë programin e qeverisë Rama, Bregu u përgjigj:

“Ju e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve se nuk ka asnjë vendim të grupit për të bojkotuar. Nuk shkuam në seancë për të bojkotuar, Kryeministri ende në detyrë Berisha ishte në sallën e parlamentit për ta dëgjuar. Por në mënyrë të paprecedentë pas një fjalimi hartim filloi një sulm i çuditshëm ndaj atyre që kanë qeverisur deri dje. Asnjë nuk është i interesuar të dëgjojë se çfarë mendon Edi Rama për Sali Berishën, Jozefina Topallin etj. Nuk e ka votuar për këtë. Edi Rama po bëhet Kryeministër me ndihmën e LSI, por kjo si jep të drejtë të sillet me një sjellje poshtëruese ndaj opozitës. Ne kemi një vështirësi, është vështirë të bësh komente mbi një hartim të shkruar. Nuk ka asnjë element matës mbi të cilat mund të bëhen kritikat. Në këtë dokument gjejmë diçka të shkruar nga një dorë që nuk ka qeverisur, por se kanë llogaritur që kanë një opozitë të gatshme për të kundërshtuar çdo broçkull, por dhe të aftë pasi po largohemi sot nga zyrat. Të gjithë e kemi memorien shumë të freskët, për të kuptuar sesa prej atyre që thotë Edi Rama se do të bëhen janë kryer dhe ai thotë do të bëhen” përfundoi deputetja Bregu.