Muça “mbyll” debatin për xhaminë: Toka është e jona dhe bëjmë ç’të duam
"Sheshi i Namazgjasë është trualli ynë dhe më të bëjmë ç’të duam". Me këtë deklaratë komiteti mysliman i Shqipërisë tregohet i prerë në përgjigje të shqetësimeve nga ambientalistët se po gllabërohen hapësirat e gjelbërta dhe me akuzat e bëra me heret se parashikohen ndërtime të qëndrave tregëtare.Punimet në sheshin e Namazgjasë nuk tregojnë ende se po gërmohet për 3 katet e nëndheshme të xhamisë. Z. Muça tha se shirat mund të vonojnë punimet, po është treguar i bindur se ato do të nisin.Në lidhje me debatin publik të bërë më heret se leja e xhamisë është dhënë për ndërtimin e qëndrave tregëtare, z.Muça thotë se myslimanët duan dhe do të ndërtojnë xhami, duke u shprehur edhe për marrëdhëniet me qeverinë Berisha dhe me qeverinë e re të drejtuar nga z.Rama.