Halimi: Fillim antikushtetues i qeverise Rama, programi vetëm sot në Kuvend
Ish- Ministri i Drejtësisë, tashmë në cilësinë e deputetit dhe nëkryetarit të grupit parlamentar demokrat, Eduard Halimi, e ka cilësuar një fillim antikushtetues të qeverisë së mazhorancës së majtë dhe kryeministrit të saj Edi Rama. Përmes rrjetit social facebook, duke ju referuar nenit Neni 97 të Kushtetutës së vendit, Halimi sqaron se me dekretimin e tij si Kryeministër nga Presidenti i Republikës, Rama brenda 10 diteve, i paraqet Kuvendit programin politik te keshillit te ministrave se bashku me perberjen e tij. Në kushtet kur kabineti i Ministrave u dekretua paraditen e sotme, Halimi thekson sevetem sot Kryeministrit Rama i lind e drejta kushtetuese t'ia paraqesë Kuvendit programin dhe perberjen e qeverise, në një kohë që Kryeministri Rama e publikoi atë një ditë më parë mediatikisht."Presidenti i Republikes dekretoi dje per kryeminister z. Rama dhe hapi i pare i ketij kryeministeri te ri ishte ne shkelje te hapur te Kushtetutes. Sipas njoftimit te kuvendit u paraqiti ne oren 16:00 diten e dieshme programi i qeverise se re. Kushtetuta kerkon qe Kryeministri paraqet programin bashke me kabinetin. (Kabineti dje ende nuk ishte dekretuar). "Neni 97 Kryeministri i emeruar ........ i paraqet per miratim Kuvendit, brenda 10 diteve, programin politik te keshillit te ministrave se bashku me perberjen e tij." Pasi tregoi me mburrje dekretin, Z. Rama shkeli Kushtetuten e vendit. Hapi i pare i kryeministrit ishte antikushtutes. Akt i papranueshem ne nje vend demokratik!E paparanueshme edhe per Kuvendin e Shqiperise qe veprimi i pare qe kryen eshte antikushtetues, sepse pranoi paraqitjen e nje programi pa perberje madje reklamoi mediatikisht kete pranim.Ne fakt ,Presidenti i Republikes sot e dekretoi qeverine e re dhe vetem sot i lind e drejta kushtetuese, kryeministrit ta paraqese ne kuvend, vetem SOT i lind e drejta kushtetuese kuvendit te pranoje paraqitjen e programit dhe perberjen e qeverise" shkruan Halimi.Sipas tij një veprim i nxituar nga qeveria e re vjen nga uria për pushtet, por dhe mungesa e njohurive në lidhje me atë çfarë përcakton Kushtetuta e vendit. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat shpreh vendosmërinë e PD për të qëndruar fort perballe injorances ne qeverisje ne mbrojtje te interesave me te mira te qytetareve shqiptare dhe demokracise ne vend."Miq, eshte aq e nxituar dhe uritur per pushtet maxhoranca e re saqe dhe nenet formale, te qarta me precedente te mirevendosur te Kushtetutes i shkel. Sa keq qe perpara se te behej kryeminister i te gjithe shqiptareve Z.Rama as e ka lexuar Kushtetuten! Perballe kesaj injorance ne qeverisje qe nuk ngurroi te shfaqej qe ne diten e pare, ne jemi te vendosur te qendrojme fort ne mbrojtje te interesave me te mira te qytetareve shqiptare dhe demokracise ne vend. Shqiperia nuk ka nevoje te kthehet mbrapa dhe as te diskutoi per standardet minimale te kushtetueshmerise!" përfundon ai.