Linja “Luisa Spagnoli”, butik në Tiranë me veshjet më të fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2013, 16:37
Që prej vitit 1920 kur është krijuar linja “Luisa Spagnoli” ka njohur suksese në të njëjtat dekada. E nëse dikur e mban mend vetëm si linjën e trikotazheve, në kaq vite “Luisa Spagnoli” është perfeksionuar duke sjellë më tepër klas për femrat që janë adhuruese të modës.Është gati e pamundur të jesh indiferente ndaj tendedencave vjeshtë-dimër 2013, ku nga xhami i “Luisa Spagnoli” sheh kombinimet e veshjeve. Por një veshje nuk kuptohet pa këpucë të kombinuara mirë dhe pa një çantë me shije.Edhe në këtë rast, kjo linjë ka menduar për të gjitha detajet. Për arsyen se në Itali, kjo linjë vazhdon të sundojë, Ambasadori italian Massimo Gaiani mori pjesë në inagurimin e këtij butiku “Luisa Spagnoli” tashmë gjendet në European Trade Center.