“Ngrihet” nisma për libra falas, mbi 200 fëmijë rom rrezikojnë shkollimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2013, 16:39
Mbi 200 fëmijë të komunitetit rom në qytetin e Korçës rrezikojnë të mos ndjekin shkollën për këtë vit, pasi nuk mund të pajisen me tekste shkollore.Kryetari i Shoqatës Rome në Korçë, Arben Kosturi thotë se vitin e kaluar fëmijët e komunitetit u pajisën me libra falas, por një nismë e tillë nuk po zbatohet këtë vit.Ndërsa rreth shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur nga ana e prinderve, Kosturi thotë se mbetet ende një problem pa zgjidhe. Ai tregon se në këtë drejtim është bërë mjaft punë, por ende ka për të bërë.Shoqatat rome në qytetin e Korçës po zhvillojnë tratativa me distributorët e librave në mënyrë që fëmijët ti marrin falas, por gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta.