Simpozium për Sari Salltikun, bektashinjtë dhe myslimanët kujtojnë misionarin
Sari Salltiku është një ndër figurat më të njohura të bektashinjve, ku emri i tij sot gjendet në vendet më të shenjta.Kryegjyshata botërore e bektashinjve me seli në Tiranë mbajti një simpozium mbarë ndërkombëtar që kontributi i Sari Salltikut të njihet përtej besimit të tyre, edhe nga intelektualë e studiues të tjerë.Haxhi Baba Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i bektashinjëve tha se prej krijimit e përgjatë rrugëtimit ku ka kaluar besimi ne jemi të angazhuar për përcjelljen e tolerancës.Sari Salltiku ka kontribuar ndjeshëm në përhapjen e islamit. Për këtë arsye, kreu i komunitetit musliman Selim Muça përshëndeti të pranishmit në simpozium.Në nder të këtij misionari u shfaq edhe një dokumentar mbi kontributin në Ballkan dhe në Shqipëri të dhënë nga këta misionarë.