Plagosi 36-vjeçarin në Allias për borxhin e pashlyer, arrestohet Simon Leka

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar për plagosjen e 36-vjeçarit Erjon Çoba, më 29 gusht në afërsi të Alliasit në Tiranë. 32-vjeçari Simon Leka, i cili ishte shpallur në kërkim nga blutë u arrestua nga seksioni i patrullës “Shqiponja”, në një lokal në kryeqytet, ku ka tentuar ti bëjë rezistencë policisë.Ngjarja u shënua më 29 gusht, ku 36-vjeçari Çoba taksa udhëtonte me motor drejt banesës së tij pranë zonës së Alliasit në kryeqytet është takuarme Lekën dhe pas një debati mes të dy palëve për shkak një borxhi të pashlyer, Simon Leka ka hapur zjarr duke plagosur Erion Çobën.Burime nga policia e Tiranë bëjnë me dije se 32-vjeçari, Simon Leka, ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një vrasje në Mirditë, ndërkohë që është liruar nga burgu para dy viteve.