Përmbyten rrugët në Tiranë, probleme në “Don Bosko” dhe “Komuna e Parisit”
Ka mjaftuar vetëm disa minuta shi dhe rrugët në kryeqytet të përmbyten dhe në rrugë të shënohet trafik i rënduar.Në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet, shiu i rrëmbyeshëm sundoi lehtë rrugën. Pavarësisht kolektorëve të vendosur, ujërat e shiut nuk arrijnë kurrë në puseta po krijojnë vështirësi në kalimin e qytetarëve.Në këtë rrugë, gjatë paradites së të mërkurës u shënua trafik i rënduar. Ashtu siç ndodhë në situatë të tilla në vjeshtë e dimër uniformat blu në kryqëzimet kryesore punuan për normalizmin e trafikut.Rruga "Don Bosko" dhe "Komuna e Parisit" njihen si dy nga lagjet më problematike në kryeqytet. 2 vjet më parë, Bashkia e Tiranës tha se në të gjtihë Tiranën është ndërhyrë në kolektor për të menaxhuar këtë situatë ku një shi fillim vjeshte shkakton këtë gjendje.Pavarësisht kësaj, situate duket jashtë kontrollit kur në sipërfaqe dalin edhe ujërat e zeza. Edhe të enjten meteologët kanë parashikuar vranësira dhe shi ku sërisht qyetarët do të ndeshen me të tilla vështërësi kalimi dhe trafik të rënduar.