Rama fton Berishën: Të takohemi nesër në orën 10:00

Kreu i PS-së Edi Rama i  ka bër një ftesë publike kryeministrit Berisha për tu takuar për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e krijuar.Në ftesën drejtuar kreut të qeverisë, Rama ka propozuar që takimi të zhvillohet nesër paradite në orën 10.00 në mjediset e Hotel Sheratonit, edhe me praninë e të gjitha forcave parlamentare.Gjithashtu, kryesocialisti Rama ka propozuar që takimi të zhvillohet edhe me praninë e medias, për të garantuar transparencën optimale me publikun të të gjitha kontributeve në këtë tryezë të partive parlamentare për procesin e integrimit.Por kryetari i Partisë Socialiste  thekson se mbetet i hapur të mirëpresë e të pranojë pa kushte çdo propozim të ndryshëm të kryeministrit për orën, vendin dhe formatin e takimit.Në pritje të reagimit të kryetarit të Partisë Demokratike, kryesocialisti Edi Rama uron që tryeza e kërkuar prej kohësh prej tij përmes tre apelesh publikë, të realizohet më në fund për të gjetur me dialog e mirëkuptim daljen nga situata e krijuar.