Ruçi: S`ka asnjë negociatë me PD-në për 3 ligjet

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka deklaruar se nuk ka asnjë negociatë me Partinë Demokratike për miratimin e 3 ligjeve të kërkuara nga Brukseli.Në një prononcim për “Ora News”, Ruçi ka mohuar të ketë ndonjë marrëveshje PS-PD për të bërë të mundur miratimin e ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian.Ndërkohë sot përfundon edhe afati për miratimin e dy projektligjeve për Gjykatën e Lartë dhe nënpunësin civil si dhe reformën parlamentare.Më herët, kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje kreu të PS-së, Rama që të takohet për të arritur një konsensus për 3 ligjet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e statusit kandidat.