Tiranë, eksploziv makinës së biznesmenit të ndërtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2013, 11:39
Atentatet mafioze ndaj biznesmeneve të ndërtimit po bëhen të përditshme tashmë.Pas vrasjes së dy biznesmenëve dy ditë më parë në Durrës dhe Bulqizë një tjetër biznesmeni i rrezikohet jeta këtë radhë në kryeqytet.Ngjarja është shënuar në mesditë në rrugën “Siri Kodra”, kur Armando Cekës i ka shpërthyer automjeti i tij në lëvizje e sipër. Për fatin e tij të mirë i gjithë shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.