Turqi, tjetër proces gjyqësor për grusht shteti
Një proces gjyqësor ka nisur sot në Turqi për akuzën për një grusht-shtet të dyshuar që kishte për qëllim heqjen nga pushteti të qeverisë pro-islamike në vitin 1997.Procesi kundër 275 personave, përfshinë edhe ish shefin e ushtrisë, Gjeneral Ismail Hakki Kadayi ka nisur sot në Ankara.Të dyshuarit akuzohen se e kanë ndihmuar heqjen nga pushteti të kryeministrit të atëhershëm, Necmettin Erbakan, udhëheqësin e partisë me orientim islamik, Partia e Mirëqenies, në shkurt të vitit 1997.Qeveria e Erbakanit është detyruar të largohet nga pushteti duke i hapur rrugë një qeverie civile pas një takimi këshillit të Sigurisë Kombëtare.Partia e Mirëqenies më pas ishte shpallur e jashtligjshme.Karadayi, bashkë të pandehurit e tjerë hedhin poshtë çfarëdo përfshirje të ushtrisë në politikë.Ata e akuzojnë qeverinë islamike të kryeministrit, Recep Tayip Erdogan se po bën përpjekje për heshtjen e kundërshtarëve sekularist.