Protesta kundër luftës, mijëra vetë protestojnë në SHBA, Francë e Turqi

Kërcënimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të udhëheqin një veprim ushtarak kundër Sirisë, ka  nxjerrë në rrugë mijëra njerëz që janë kundër luftës.Në Uashington, protestuesit marshuan në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, ku Barack Obama njoftoi për një ndëryrje ushtarakë në Siri.Në anën tjetër të Atlantikut, në Londër, protestuesit ishin po aq të zëshëm. Turma brohoriste "duart jashtë Sirisë". Në Paris, demonstruesit valvitën flamuj sirianë ndërsa brohorisnin kundër presidentit    Francois Hollande, i cili ka mbështetur qëndrimin e SHBA.Një nga protestuesit madje vë në pikëpyetje motivet e rebelëve sirian."Çfarë lloj revolucioni është ky? Ky nuk është një revolucion i vërtetë. Kemi disa njerëz që duan të marrin pushtetin dhe vetëm kaq", tha Kattan Bakkour, një studiues sirian nga Aleppo.Në Hatay, Turqi, një turmë e vogël protestuan kundër qeverisë e ndërsa një protestues e përshkroi si  "luftë-nxitëse"."Askush nuk mund të jetë kaq budalla. Kam punuar për vite në Irak. Ata thanë se nuk ka pasur armë bërthamore në Irak. Më pas ata kërkuan falje, por ende njerëzit po vdesin atje. Ata duan të bëjnë të njëjtën gjë në Siri ", tha protestuesi Muhamed Erkin Islami.Ndërkaq ka pasur edhe demonstrime në mbështetje të operacioneve ushtarake kundër Sirisë. Aleatët e Sirisë shprehën mbështetje për qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad.