Al Kaeda tenton të infiltrohet brenda agjencive amerikane

Al Kaeda dhe grupe të tjera terroriste raportohen se kanë munduar që të infiltrohen brenda agjencive amerikane të inteligjencës.Këto të fundit janë duke hetuar mijëra të punësuar për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi, raporton sot Washington Post.CIA ka zbuluar se rreth një e pesta e aplikantëve për punë me prapavi të dyshimtë kanë pasur “lidhje të rëndësishme terroriste”, raporton gazeta amerikane duke e cituar një dokument sekret.Dokumenti i është dhënë gazetës nga ish kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), Edward Snoëden, tani i arratisur në Rusi ku ka fituar azil të përkohshëm.Megjithëse dosja nuk e ka përshkruar natyrën e lidhjeve ekstremiste apo armiqësore të punë-kërkuesve, aty më shpesh janë përmendur grupe si Hamasi, Hezbollahu, Al Kaeda dhe degët e saj.Frika nga infiltrimi është i tillë sa NSA kishte planifikuar që në vitin e kaluar të hetojë të paktën 4 mijë punonjës që kanë qasje në këtë organizatë.Sjelljet e dyshimta kanë përfshirë pjesëtarë të stafit që kanë përdorur databaza që nuk i përdorin rregullisht për punën e tyre apo shkarkimin e dokumenteve.