Mekdad:Sulmi ndaj Sirisë ndihmon Al Kaedën
Çdo veprim ushtarak amerikan kundër Sirisë do të përbëjë një mbështetje për Al- Kaedën dhe bashkëpunëtorët e saj. Ky është pretendimi i fundit i Damaskut zyrtar.Zëvendës ministri i jashtëm sirian Faisal Mekdad në në intervistë për BBC-në tha se grupet e armatosura të mbështetura nga Amerika kishte përdorur armë kimike - jo trupave siriane ."Çdo sulm kundër Sirisë është mbështetja për al- Kaedën dhe filialet e saj. Abat Al-Nusra dhe grupe të tjera të lidhura me Al-Kaedën kanë ardhur për të luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër qeverisë së presidentit Assad " theksoi zevëndës ministrti i jashtëm sirian. Sipas tij nëse SHBA sulmon Sirinë do të rritej shumë urrejtja ndaj këtij vendi dhe do të destabilizohej Lindja e Mesme.“Vetë fakti që presidenti Obama do të presë vendimin e Kongresit do të thotë që nuk i ka menduar të gjitha pasojat që mund të sjellë një sulm ndaj Sirisë", tha Mekdad.SHBA më herët tha se kishte prova se Damasku e kishte përdorur sarin agjent nervore në një sulm vdekjeprurës javën e kaluar .Presidenti Barack Obama ka premtuar masa ndëshkuese , por kërkon që Kongresi të votojë më parë mbi çështjen e parë. Ekspertët e OKB-së kanë mbledhur prova në Siri ndërsa po punojnë për të përcaktuar nëse armët kimike janë përdorur në sume të ndryshme që kanë ndodhur.Sulmet më të mëdha dhe vdekjeprurëse ishin ato të 21 gushtit në rrethinat lindore të Damaskut . SHBA thotë se më shumë se 1,400 njerëz u vranë, duke përfshirë 426 fëmijë.