Inspektorët e OKB ikin nga Siria, hetuan nëse ishte kryer sulm me armë kimike

Inspektorët e Kombeve të Bashlkuara, të cilët zhvilluan hetime në Siri lidhur me dyshimet për sulm kimik afër kryeqytetit Damask, lanë larguar mëngjesin e sotëm dhe kanë mbërritur në Liban.Inspektorët e kanë kompletuar mbledhjen e dëshmive gjatë ditës së djeshme dhe pritet që të fillojnë analizat e mostrave, në një prej shteteve të Europës.Ata janë larguar me anijet e Marinës së Shteteve të Bashkuara, që janë të vendosura në pjesën lindore të Mesdheut dhe janë të armatosura me raketa.Kombet e Bashkuara ende nuk kanë shpallur se kur do të mund të paraqitej raporti i inspektorëve, të cilët në Siri kanë bërë inspektime katërditore.