Viktima të reja në Egjipt, 6 të vdekur nga protestat pro Morsit
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në trazirat e fundit në Egjipt.Këto vrasje ndodhën derisa mijëra mbështetës të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, mbrëmë marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit Kajro dhe të qyteteve të tjera.Raportohet se protestuesit e kanë përdorë taktikën e mbajtjes së një numri të madh të protestave të vogla, me përfshirjen e qindra njerëzve, në përpjekje për ta neutralizuar goditjen nga forcat e sigurisë.Prej përmbysjes së Morsit, më 3 korrik të këtij viti, forcat e qeverisë, që mbështetet nga ushtria, gjatë trazirave i kanë vrarë qindra njerëz.Forcat e sigurisë, poashtu, e kanë arrestuar pjesën më të madhe të liderëve të Vëllazërisë Myslimane të Morsit, në përpjekje për të ndalur tubimet ku kërkohet që ai të kthehet në presidencë.