Afrika Jugore përgenjeshtron lajmin: Mandela është ende në spital
Presidenca e Afrikës Jugore thotë se ish-presidenti Nelson Mandela gjendet në spital, ku prej tre muajsh po trajtohet nga infektimi i mushkërive.Në deklaratën e presidencës thuhet se janë “jokorrekte” raportet nga disa media ndërkombëtare, gjatë ditës së sotme, se Mandela, është liruar nga spitali dhe ndodhet në shtëpinë e tij në Johanesburg. Në deklaratë theksohet se Mandela mbetet “në gjendje kritike, por stabile shëndetësore”.95-vjeçari u shtrua me një infeksion të mushkërive të përsëritur më 8 qershor. Gjendja e tij ishte përshkruar javën e kaluar si "kritike por e qëndrueshme", ndërsa që prej atëhere nuk ka pasur asnjë infromacion zyrtar për shëndetin e tij. Infeksioni në mushkri është përsëritur disa herë në një periudhë prej gati tre dekada që kur ai kaloi në burg për veprimtarinë kundër aparteidit.Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, është i admiruar në gjithë botën si simbol i luftës kundër apartejdit dhe angazhimit të tij për pajtimin racial.Ai i ka kaluar 27 vjet në burg nën sundimin e pakicës së bardhë në Afrikën Jugore, ndërsa në vitin 1994, në zgjedhjet e para të të gjitha racave, u zgjodh president, me ç’rast edhe përfundoi sundimi i apartejdit në këtë vend.