Gjermani, zhvillohet debati i parë Merkel-Steinbruck

Në duelin televiziv dy kanidatët për kancelar në Gjermani,  Angela Merkel nga Partia Kristiandemokrate dhe Peer Steinbrück nga Partia Socialdemokrate u përballën me njëri-tjetrin.Steinbruk akuzoi  kancelaren Angela Merkel për shkaktimin e mjerimin duke imponuar masa shtrënguese në Evropën jugore. Ai i quajti politikat e saj në euro një dështim. Por zonja Merkel vuri në dukje ekonominë e  shëndetshme të Gjermanisë , duke e quajtur atë "motor i rritjes "në Evropë .Steinbrueck, i cili ishte ministër i financave i Merkel në përiudhën 2005-09, në koalicionit të majtë dhe të djathtë, sulmoi trajtimin e saj të krizës së borxhit evropian."Unë do të kishte ndjekur një strategji  ndryshe  për  krizën " theksoi Steinbrueck , por Merkel iu përgjigj se partiae tij kishte votuar për gjithçka.Steinbrueck tha se Gjermania kishte pagat më të ulta në Evropë dhe se ai donte të siguronte një drejtësi sociale, duke prezantuar një pagë minimale kombëtare dhe taksat më të larta për ata njerëzit më të pasur.Por kancelarja tha se Gjermania kishte në punë më shumë njerëz se kurrë.Ky debat u konsiderua si shansi më i madh i Steinbrueck ndaj Merkel, për ti marrë asaj disa pikë, pasi sondazhet e fundit e nxjerrin shumë pikë përpara kancelaren.Deri më tani, ka pasur disa çështje të fushatës që kanë ekspozuar dallime të mëdha politike mes dy figurave dhe partitë janë përqendruar në personaliteteve të tyre .Sipas një sndazhi të bërë nga televizionin gjerman RTL, Merkel ishte fituese e  debatit me një diferencë të ngushte, ndërsa një sondazh nga  televoni  ARD  tregoi se Steinbrueck kishte qenë më bindës.