Merkel debat televiziv me rivalin e saj në zgjedhjet e 22-Shtatorit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe sfidanti i saj për zgjedhjet e 22-Shtatorit, Peer Steinbrueck, do të përballen sot në një debat televiziv.Ngjarja është parë nga socialdemokratët si shansi më i madh për ti marrë popullaritetin Merkelit, e cila në sondazhet e fundit është shumë pikë përpara se Steinbrueck.Më pak se tre javë para se gjermanët tiu drejtohen kutive të votimit, të dy kandidatët do t`iu përgjigjen pytjeve të katër gazetarëve. Peer Steinbrueck do të përballet  me pyetjen e parë dhe Angela Merkel do të ketë përgjigje përfundimtare, me një përgjigje të kufizuar në 90 sekonda. Deri më tani, ka pasur disa çështje gjatë fushatës që kanë sjellë dallime të mëdha politike mes dy figurave dhe partitë janë përqëndruar në personalitetet  e tyre. “Steinbrueck është shpesh mendjemprehtë, por i prirur për gafa, ndërsa Merkel shpesh duket më e rehatshme”, thonë analistët."Unë kam dëgjuar se çdo gjerman do ta shikojë këtë debat, tha Anne Will, njëri nga prezantuesit e debatit. Ekspertët thonë se të dy kandidatët kanë për të arritur ekuilibrin e duhur nën nxehtësinë e dritave në studio.