CNN, video për një sulm të dytë me armë kimike

Ndërsa perëndimi është duke gjykuar sulmin me armë kimike të 21 gushtit ndaj popullit civil pranë Damaskut, opozita siriane denoncon një tjetër sulm, kësaj rradhe me një substancë djegëse pranë një shkolle në veri të Sirisë gjatë kësaj jave.Nga sulmi dyshohet se kanë humbur jetën shtatë persona dhe kanë mbetur dhjetra të plagosur. Pretendimi për sulm të ri vjen ndërsa Presidenti amerikan Barak Obama po shqyrton veprime ushtarake kundër regjimit të Presidentit sirian Bashar al -Asad. Në videon e hedhur në internet nga aktivistët e opozitës siriane duket është qëlluar fshati Urum Al- Kubra pranë Aleppos. Filmimet tregojnë njerëzit me djegie të rënda, por ata nuk ka dëmtime të tjera të jashtme.Banorët ne fshat thanë se nuk kishin pare, as nuk kishin dëgjuar gjë perpara se kimikatet te fillonin t`i digjnin. Ndërsa mjeket e nje spitali të zonës, te cilet konfirmuan vdekjet, besojne se eshte perdorur ndonje substancë kimike si napalm, qe shkakton djegie te medha.Ekpertët që panë videot, të cilat janë transmetuar të enjten në programin BBC thanë se personat nuk duket të jenë vrarë apo lënduar me armë kimike. Megjithatë rrjeti televiziv CNN sqaron se nuk ka arritur t`i konfirmoje ne menyre te pavarur deshmite e tyre.Ndërkohë pas kater ditesh verifikimesh ne terren, inspektoret e OKB-se e larguar nga Siria kane mberritur ne Liban. Raporti i tyre pritet te behet publik pas dy javesh.Siria vazhdon të hedh poshtë akuzat se ka kryer sulme kimike, përfshirë akuzat se ka kryer një sulm në shkallë më të vogël në fillim të vitit ndësa akuzon opozitën për përdorimin e armëve kimike. Damasku zyrtar ka deklaruar sot se është në gadishmëri për çdo lloj sulmi nga perëndimi.