Kongresi amerikan i ndarë për ndërhyrjen në Siri
Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me anëtarë të Kongresit për të paraqitur argumentat e tij për sulm ushtarak kundër Sirisë.Obama tha se do të presë për miratim nga Kongresi para se të merret vendimi përfundimtar.Një zë i fuqishëm për veprim kundër Sirisë, Senatori republikan John McCain tha për rrjetin CBS dje se goditja vetëm me disa raketa është thjesht një gjest simbolik. Ai tha se Presidenti duhet të hartojë një plan për Sirinë që përfshin një kërcënim për të çliruar vendin nga Bashar al-Assadi.Ligjvënësit amerikanë thonë se janë larg arritjes së një qëndrimi unik lidhur me përgjigjen amerikane kundër qeverisë siriane.Ndwrkohw Kongresi nuk rifillon punimet deri më 9 shtator, kur mbaron sezoni i pushimeve. Por disa dhjetëra ligjvënës erdhën në Uashington për të marrë pjesë në sesionin e informimit në Kapitol, ku zyrtarë të administratës paraqitën argumentat e tyre për sulm ushtarak kundër Sirisë.Më pas, disa ligjvënës thanë se ishin të bindur se regjimi sirian kishte përdorur armë kimike. Por ligjvënës si demokratja Janice Hahn u shprehën se ende ka pikëpyetje të shumta.Zonja Hahn ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë të vetme. “Ku është komuniteti ndërkombëtar nëse sulmi me armë kimike është një akt aq revoltues, nëse ky është një akt i urryer për të gjithë?” tha ajo.Ndwrsa senatori republikan Scott Rigell vlerësoi vendimin e Presidentit për të kërkuar miratimin e Kongresit, por tha se për momentin ai do të votojë kundër autorizimit.“Përgjigja ime do të jetë “Jo” sepse ende e kam të paqartë se cili është synimi përfundimtar, çfarë misioni synojmë të përmbushim” tha ai.Port w tjerw si ligjvënës amerikanw si demokratja Sandy Levin, mbështesin ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë. “Kam besim se anëtarët e Kongresit do të japin miratimin për veprim. Nëse nuk veprojmë, dërgojmë mesazhin e gabuar” tha ajo.Të shtunën, Presidenti Barak Obama tha se nuk ka nevojë për leje nga Kongresi për të dhënë urdhër për tw sulmuar, por e mendon të vlefshëm mbështetjen e përfaqësuesve legjislativë në Kongres.Para sesionit informues dje, Sekretari i Shtetit John Kerry dha intervista për rrjete të ndryshme televizive për të prezantuar të dhënat që kishte zbuluar administrata lidhur me sulmet kundër civilëve pranë Damaskut.“Mostra flokësh dhe gjaku nga individë të ekipeve të ndihmës së shpejtë që shkuan të parët në skenën e ngjarjes në lindje të Damaskut, rezultuan pozitive për gjurmë gazi sarin” tha ai.Në komentet për emisionin Fox News Sekretari i Shtetit i doli në mbrojtje vendimit të Presidentit Obama për të kërkuar miratimin e Kongresit për veprim.“Nuk humbim gjë, vetëm fitojmë. Ajo që fitojmë është legjitimiteti i një përgjigjeje të njëzëshme të Kongresit; Presidenti dhe Kongresi me një përgjigje të përbashkët pasi procesi ynë demokratik ka funksionuar si duhet” shtoi ai.Kerry tha se pasiviteti amerikan do të interpretohej sikur po lejohej të kalonte pa ndëshkuar një diktator i paskrupullt, i cili mund të vazhdojë të vrasë popullin e tij me gaz helmues.