Zonja e parë e Sirisë, Asma Assad, s`heq dorë nga luksi, pavarësisht luftës
Ajo dikur u përshkrua si "Një trëndafil në shkretëtirë “, një grua e bukur e shkathët e cila me hijeshinë dhe stilin e saj perëndimor mbështet brutalitetin e regjimit të të shoqit. Asma Assad vazhdon jetën e saj lukzose në një nga bunkerët e ndërtuar për ti shpëtuar zhurmave të shpërthimeve anë e mbanë Sirisë, apo dhe raketave amerikane që së shpejti do të bien mbi Sirinë.Ndërsa më shumë se 100.000 burra, gra dhe fëmijë janë vrarë dhe gati dy milionë sirianë kanë ikur nga vendi që prej Marsit 2011, Asma, 38 vjeç vazhdon me shpenzimet për të bërë një jetë luksi, dhe pa i munguar asgjë. Dhe në fotografitë e fundit të postuara në llogarinë e saj në Instagram, vetëm javën e kaluar e tregojnë se Asma Assad, vazhdon jetën pa u shqetësuar se çfarë flitet përreth. Shpenzimet e saj duket se janë rritur së bashku me vrasjet në Siri. Abdel Ayman Nour, një ish-këshilltar i presidentit sirian Bashar Al Assad, thotë se Asma është e bindur se familja e saj do të sundojë Sirinë për vitet që vijnë."Ajo dëshiron të jetë e sigurtë se djali i saj, Hafez, do të bëhet president një ditë, edhe kjo do të thotë se ai do të studiojë në një shkollë apo kolegj në Zvicër apo Britani”, thotë Nour.Blerjet e fundit të saj për Abdel Ayman Nour, tregojnë se Asma Assad nuk ka zemër ."Ajo është e fiksuar sa elegante dhe e bukur duket. Ajo vazhdon me jetën e luksit absolut. Kjo është e gjitha që ka rëndësi për të. '