Siria përplas Obamën me Putin: Një Nobel Paqeje nuk sulmon ushtarakisht

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë pretendimet amerikane se regjimi i Bashara Al Assad ka përdorur armë kimike, duke i përshkruar ato si "të pakuptimta". Putin ka sfiduar provat e paraqituara të premten nga Uashingtoni, duke thënë se më parë ata duhet të sjellin prova konkrete mbi përdorimin e armëve kimike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Vërejtjet e udhëheqësit rus, i cili është aleat i ngushte i regjimit te Assad erdhën pasi inspektorët e armëve të OKB-kimike përfunduan hetimet e tyre në Siri.Presidenti rus, nuk ka harruar të rikujtojë vendimin e parlamentit britanik për mosndërhyrje në Damask, si surprizë. Putin iu drejtua Obamës si fitues i çmimit Nobel për Paqe, se duhet të mendojë për viktima të reja në Siri para se të nisi sulmet ajrore.Gjithashtu ai ka thënë se Samiti i G20 në Shën Petersburg në javën e ardhshme do të jetë shans i mirë për të folur për Sirinë. Ndërkohë Ëashingtoni po kërkon mbështetje ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht në Damask, pasi dyshohet se forcat qeveritare kanë përdorur armë kimike mbi civilët.Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë duke marrë në konsideratë një operacion të kufizuar kundër Sirisë. Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duke cituar një raport të inteligjencës amerikane, akuzoi Sirinë për përdorimin e armëve kimike në sulmet e javës së kaluar pranë Damaskut nga e cila rezultoi se janë vrarë 1.429 njerëz, duke përfshirë 426 fëmijë.Nga ana tjetër Siria thotë se pretendimet e Shteteve të Bashkuara janë "plot me gënjeshtra", duke fajësuar rebelët për sulmet.Inspektorët e OKB-së u larguan të shtunën në mëngjes dhe kanë kaluar në shtetin fqinj, Liban. Ndërkohë përfaqësuesja e Lartë e OKB-së për Çarmatim, Angela Kane, e cila ka shoqëruar ekspertët në Siri, pritet të informojë sot Sekretarin e Përgjithshme të OKB Ban Ki-mun në Nju Jork për gjetjet e tyre në vendngjarje. Largimi i tyre nga Siria heq praktikisht edhe një pengesë politike për nisjen e një veprimi ushtarak nga Amerika, thonë analistët e mediave ndërkombëtare.